E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli: PS t’i nënshtrohet humbjes, të votojë ligjet e integrimit

18-12-2010 / Gazeta 55

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Vilfred Martens i ka bërë thirrje dje opozitës shqiptare që të braktisë politikën e rrugës dhe t’i kthehet parlamentit, tani që edhe hapja e pilotuar e kutive tregoi se s’ka pasur kurrfarë manipulimi në zgjedhjet e 28 qershorit

Kryeministri Berisha, mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Kështjellën Bouchout, në Meise, Bruksel.
Në këtë samit, i cili drejtohej nga Presidenti i PPE Wilfried Martens, merrnin pjesë  Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Ronpuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Baroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek, si dhe personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish  si dhe  liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së.
Pas punimeve të samitit, i cili kishte si temë dialogun ndërfetar dhe atë ndërkulturor, Kryeministri Berisha dhe  Presidenti i PPE Wilfried Martens dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:
“Jam shumë i lumtur që kam sot këtu me ne, në samitin e EPP, kryeministrin Berisha, i cili pati takime shumë të suksesshme, me të gjithë liderët kryesore të EPP. Kryeministri Berisha ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me zbatimin e reformave, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë. Unë e kujtoj shumë mirë ditën e fundit të fushatës zgjedhore kur ai u fliste qytetareve me bindje dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve. Një gjë duhet të pranohet nga opozita që këto zgjedhje ishin të ndershme dhe ajo duhet të pranojë rezultatin e tyre”, u shpreh Presidenti i PPE Wilfried Martens.
Nga ana e tij, kryemistri Berisha vlerësoi samitin dhe temën e diskutimit të tij, e cila kishte të bënte me dialogun ndërfetar, duke bërë prezent edhe një ftesë për zhvillimin në të ardhmen e një tjetër dialogu me këtë temë, në Shqipëri.
“E çmoj samitin dhe temën, e cila ishte dialogu ndërfetar dhe ai ndërkulturor. Unë pata rastin të prezantoj Shqipërinë, një komb multifetar, por një komb i tolerancës fetare ‘par ekselance’, si nje model i cili pa diskutim është një model inspirues në këtë drejtim. E ftova Presidentin në një debat që të zhvillohet në të ardhmen në Shqipëri mbi këtë temë. Zoti President, unë jam gjithashtu mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe ju siguroj që unë mbetem tërësisht i frymëzuar ndaj principeve të qendrës së djathte dhe të EPP. Dhe këto principe kanë qenë të një rëndësie themelore në ndryshimin e vendit tim. Me lejoni t’ju informoj shkurtimisht”, u shpreh kryeministri Berisha.
Më pas kryeministri u ndal edhe në procesin hetimor të zgjedhjeve në Shqipëri, duke evidentuar përfundimet e Prokurorisë s Shkodrës ndërsa ripërsëriti angazhimin për zhvillimin edhe në të ardhmen të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Shqipëria vitin që shkoi zhvilloi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zoti President, më lejoni t’ju njoh me rezultatet e fundit të hetimit të Prokurorisë së Shkodrës. Ata gjeten përputhshmëri të plotë pasi numëruan çdo votë pasi këqyren çdo procesverbal, se ka pasur zero devijim nga e vërteta dhe realiteti. Dhe ju siguroj që Shqipëria do të votojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo komb evropian. Ky është angazhimi im  i plote. Sot në Shqipëri ka një demokraci funksionale dhe ajo është një vend anëtar i NATO-s”, u shpreh më tej kryeministri Berisha.
Kryeministri falënderoi më pas gjithë vendet anëtare ët BE-së, që votuan për liberalizimin e vizave për shqiptarët.
“Dje, shqiptaret filluan të lëvizin të lirë. U jam mirënjohës të gjithë atyre që votuan për këtë. Me duhet te theksoj se sot, drejt Italisë, nga Porti i Durrësit janë nisur vetëm 3 qytetare pa vize, 86 te tjerë morën fluturimin, që do të thotë që një komb i cili qe një komb eksodesh, 20 vjet me pare e priti me maturi te madhe këtë vendim te BE,-së për të hequr vizat për të”, theksoi Berisha.
Pjesë e deklarimit të kryeministrit shqiptar, ishin edhe evidentimi i rezultateve të qeverisë, si dhe angazhimi për luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne qëndrojmë të vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria shqiptare shkatërroi 204 banda kriminale shumë të rrezikshme dhe Shqipëria tashmë është një nga vendet më të sigurta në rajon dhe Evropë. Treguesit e kriminalitetit në vendin tonë janë më të ulët se mesatarja e BE.  Këtë vit, Shqipërinë e vizituan 3.5 milionë turistë. Asnjeri prej tyre nuk pati problemin me te vogël në këtë vend. Ekonomia e Shqipërisë është e vogël por dinamike dhe entuziaste. Vitin që shkoi Shqipëria kishte një  rritje ekonomike prej 3.5 për qind. Këtë vit do të kemi një rritje më të madhe dhe jo sepse nuk është globale, është hiperglobale. Ne fakt kur je i vogël je i dënuar të jesh hiperglobal.  Ekonomia e saj është e vendosur në standarde të shëndosha. Ne e kemi luftuar me zero tolerancë korrupsionin. Me lejoni t’ju informoj se që nga viti 2005 deri ne vitin 2009 kemi dyfishuar të ardhurat buxhetore. Në vitin 2007 ato ishin 87 miliardë dhe në 2009 ishin 188 miliardë. Shqipëria u ngjit 27 pike më lart se mesatarja e vendeve te OECD  për fillimin e biznesit, 5 për qind më lart se mesatarja e OECD për investimet. Pesë vite më parë, indeksi i penetrimit të internetit ishte ndër më të ultin me vetëm 4.8 për qind. Këtë dhjetor ishte mbi 50 për qind dhe do të vazhdojë të rritet në vitet që vijnë. Zoti President, solidariteti i vendeve mike ka qene jetik, por një princip që ne vendosim si themel për vazhdimin e reformave”, përfundoi kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›