Çekia ofron mbështetje Kosovës për njohje të reja
Prishtinë - Ambasadorja çeke në Kosovë, znj. Janina Hrebickova, pas takimit me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu theksoi se Republika e Çekisë do ta intensifikojë mbështetjen për Kosovën, sidomos rreth njohjeve të reja dhe për procesin e stabilizim asociimit. Çekia ka marrë do të jetë në krye të Bashkimit Evropian në gjashtë mujorin e parë të vitit 2009. Duke i shpalosur prioritetet e Pragës si udhëheqëse e BE-së, Hrebickova veçoi tri fusha kryesore: ekonominë, energjinë dhe marrëdhëniet me jashtë.
“Sa i përket Kosovës, ne do ta vazhdojmë procesin e filluar para shumë vjetësh, ne do ta monitorojmë kujdesshëm procesin përmes EULEX-it, i cili është misioni më i madh i BE-së në historinë e saj, dhe bashkë me institucionet e Kosovës dhe KFOR-in do të vazhdojmë të përballemi me sfidat, siç ishin ato në veri ditëve të fundit”- deklaroi ambasadorja Hrebickova.
Nga ana e tij, presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Çekisë ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës. Ai shfaqi besimin se Çekia, gjatë mandatit të saj udhëheqës në BE, do të japë kontributin e saj në mbështetje të zhvillmit të proceseve që kanë të bëjnë me integrimin, si dhe për njohjen e Republikës së Kosovës edhe nga ato vende të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë.