Solana:Gazi, nuk është intrument politik

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Javier Solana tha sot se gazi nuk duhet të përdoret si "instrument politik" duke iu referuar konfliktit që ka kundërvënë Rusinë dhe Ukrainën lidhur me furnizimin me gaz. "Gazi nuk duhet të jetë instrument politik", deklaroi përfaqësuesi i lartë europian, ndërsa Rusia e ka ndërprerë plotësisht sot furnizimin e Evropës me gaz përmes gazsjellësve ukrainas, sipas Kievit. Disa vende evropiane kanë njoftuar se nuk merrnin më efektivisht gazin rus. "Nuk duhet përorur nafta dhe gazi si armë politike, ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë mekanizma profesionalë, që të mos kenë ulje ngritje të natyrës politike", shtoi Solana në Radion Kombëtare Spanjolle (RNE.Rusia ndaloi më 1 janar furnizimin e fqinjit të saj me gaz pas negociatave të pafrytshme lidhur me tarifat që duhen zbatuar për vitin 2009 dhe për pagesat e prapambetura.