E Diel, 1 Nëntor 2026

“Brukseli do të japë opinionin e tij brenda vitit”

Pyetësori, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu konfirmon

Pas përfundimit të përgjigjeve të Pyetësorit të Bashkimit Evropian, qeveria shqiptare shprehet e sigurt për një mendim pozitiv nga ana e Brukselit.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se vendi është i përgatitur për opinionin e BE-së dhe se autoritetet shqiptare kanë punuar me intensitet të jashtëzakonshëm, duke finalizuar në kohë rekord Pyetësorin.
Një ditë para dorëzimit të pyetësorit në Bruksel nga kreu i qeverisë Sali Berisha, ministrja Bregu ka prezantuar dy variantet e pyetësorit, atë dixhital dhe të printuar. Pyetësori ka përgjigje për 2883 pyetje të formuluara në 3854 faqe.
Për pyetësorin kanë punuar 1200 ekspertë të administratës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›