“Shqipëria, përpjekje të vlerësueshme, e meriton hyrjen në ‘Schengen’”
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme franceze, Bernard Valero
Deklarimin publikisht të ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kouchner dhe atij italian Franco Frattini, në të përditshme “Le Monde”, për mbështetjen optimale në procesin e liberalizimi të vizave për qytetarët shqiptarë, e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Ministria e Jashtme e Francës. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Bernard Valero është shprehur për Dë, se Franca e mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për vendet e rajonit.
“Liberalizimi i vizave për banorët e Shqipërisë dhe të Bosnje Hercegovinës është diçka tepër e rëndësishme për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian”, deklaruar Valero.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, në një takim të mëparshëm të dy ministrave të jashtëm, Kouchner dhe Frattini, shefi i diplomacisë franceze, Kouchner ishte shprehur se: “Shqipëria e meriton të legjitimojë të gjitha përpjekjet që ka bërë gjatë gjithë këtyre kohëve për t’u integruar”.