E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon përfaqësues të Shoqatë së Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të Luftës së Kosovës

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të Luftës së Kosovës.
“E quajmë një obligim ardhjen sot në Shqipëri dhe posaçërisht takimin me ju, për të shprehur në emër të të gjithë luftëtarëve kosovarë, veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve mirënjohjen për kontributin tuaj, në përkrahjen e çështjes sonë të lirisë. Kontributi në ditë të vështira që ju e qytetarët shqiptarë keni dhënë është një garanci e madhe për vëllazërimin midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe e projektit të saj për demokratizimin e shoqërisë në Kosovë”, u shpreh Rustem Berisha, komandat i Brigadës 138 të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi se kjo mirënjohje u shkon veçanërisht shtëpive, spitaleve dhe sofrave shqiptare, që me bujari pritën bashkëluftëtarët tanë, shpesh të plagosur e të dëmtuar.
Rustem Berisha e njohu më pas kryeministrin me situatën ekonomike, politike e shoqërore në Kosovë dhe rolin që ata mund të luajnë në kushtet e reja të zhvillimit të Kosovës.
Mirënjohjen e tyre ata e shprehën nëpërmjet simbolikës së dhënies së flamurit të tyre të betejave, ku ishin shënuar emrat e dëshmorëve të të gjithë Brigadës, si dhe të pikturës së heroit të Kosovës Agim Ramadani, në të cilën shprehej se lumturia dhe paqja janë pjesë e ndërgjegjes së përhershme kosovare.
Kreu i qeverisë, Berisha pasi i falënderoi për vizitën, shprehu respektin më të thellë për gjakun e dëshmorëve të Kosovës, të komandantëve të tyre legjendarë Agim Ramadani dhe Sali çeku, si dhe të qindra luftëtarëve që dhanë jetën për Kosovën. “Ju me luftën tuaj të drejtë, theksoi Kryeministri, shkruat një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, që nga betejat e lavdishme të Skënderbeut. Përpjekja juaj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë së Kosovës së sotme, e cila ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe përparimit”.
Qeveria shqiptare, siguroi Kryeministri, do të qëndrojë gjithmonë përkrah projekteve tuaja për demokratizimin e vendit, zhvillimin ekonomik dhe çeljen e hapësirave të reja që sjellin investim dhe progres për qytetarët e Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›