E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësit me pagesë në partinë e Edvin Ramës e detyrojnë kryefamiljarin të mbyllet në shtëpi

Ngujohet socialisti i Beratit, e kërcënojnë me jetë

Anëtari i Asamblesë Socialiste të Beratit, Bashkim Meta, i cili u dhunua publikisht gjatë një proteste të Partisë Socialiste në këtë qark vetëm se kundërshtoi deputetin Erion Braçe, është ngujuar nga frika e eliminimit fizik. Bashkim Meta thotë se veprimet e më pasme të socialistëve, pas dhunimit të tij, kanë vënë në rrezik jetën e tij, por edhe atë të familjes. Kështu ai bëhet i pari politikan në Shqipëri, i ngujuar për motive politike.
“Jam shumë i kërcënuar, sidomos për fëmijët e mi dhe për fëmijët e asaj pale tjetër, që u goditën në mitingun e asaj dite. Ajo goditje nuk ishte një goditje e lehtë, është goditje e rëndë, por është edhe një goditje morale. Se të goditem unë për Eron Braçen dhe për deputetët e tjerë që qeshin bashkë me atë nënkryetarin e bashkisë të vetëshpallur kryetar partie, ju bëj thirrje të shkojmë te familja dhe të bëjnë pajtimin se për ndryshe, ajo qeshje që kanë bërë të katër ata, duhet të ngrijë se mua më ka ngrirë buzëqeshja tani në familjen time. Jam në momente shumë kritike. Djali është në stres sepse i vjen shumë që unë jam goditur në mes të njerëzve. Ai grusht që më ka goditur mua, nuk është më grusht, ai është një grusht-plumb, prandaj i bëj thirrje Braçes të shkojë te familja dhe të reagojë atje edhe për ata njerëz që hodhi në kurriz, se ndryshe unë kam punë të tjera me të. Ata më shkatërruan jetën”, u shpreh anëtari i Asamblesë Socialiste të Beratit, Bashkim Meta.
Sherri që çoi në ngujimin e Metës ndodhi fundjavën e shkuar. Gjithçka nisi pasi anëtari i Asamblesë Socialiste të rrethit të Beratit, kundërshtoi deputetin e zonës, Erion Braçe se gënjen, teksa flet për situatën ekonomike dhe politike në vend.
E për mendimin tij, ndryshe nga i Braçes, Meta u rrah publikisht në qendër të qytetit, në prani të deputetit socialist dhe mjaft drejtuesve e anëtarëve të tjerë të kësaj partie në këtë rreth.
Sot, vetëm pse shprehu hapur mendimin e tij, Bashkim Meta gjendet i ngujuar. Një histori e vërtetë e Shqipërisë së Shekullit të 21–të, që ngjan më tepër me Mesjetën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›