“Brukseli i sheh pozitivisht zhvillimet në Shqipëri”

Kreu i grupit të Popullorëve Evropianë, Joseph Daul
Nënkryetari i Partisë Popullore Evropiane ka komentuar situatën politike në Shqipëri duke u shprehur “jam shumë i kënaqur që demokracia është vendosur në Shqipëri, kjo do të thotë se partitë politike po punojnë së bashku për të ardhmen”. Europarlamentari francez tha se “raporti ynë me parlamentarët europianë është pozitiv në drejtim të integrimit të Shqipërisë. Jam i vetëdijshëm që ekzistojnë ende disa probleme teknike që edhe komisioneri Fyle na i ka paraqitur në analizën e tij më të fundit, madje unë kam folur për këto edhe me kryeministrin Sali Berisha për zgjidhjen e tyre. Gjëja kryesore është demokracia dhe respektimi i rekomandimeve që do ta çojnë vendin tuaj drejt Evropës. Jemi mbështetës ndaj Shqipërisë dhe unë kam punuar shumë për Shqipërinë, në rrugën e saj të integrimit dhe dua të falënderoj kryeministrin Berisha për bashkëpunimin në këtë drejtim”, vlerësoi më tej ai.