Brukseli konfirmon aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, 28 prillin e ardhshëm

Zëdhënësja e KE Cristina Nagy, deklaroi se qeveria shqiptar është konsultuar me Komisionin Evropian dhe presidencën çeke të Bashkimit Evropian mbi datën e aplikimit për statusin e kandidatit. “Për sa i takon Komisionit, ne jemi ne kontakte te rregullta me vendet potencialisht kandidate te tilla si Shqipëria dhe në këtë kontekst, çështja e ndonjë aplikimi te mundshëm është diskutuar disa here gjate muajve te kaluar, por i takon presidencës Ceke te bjere dakord për të fiksuar një datë për dorëzimin e aplikimit”-ka deklaruar zëdhënësja e KE Cristina Nagy.
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se më 28 prill, Sali Berisha do të dorëzojë në Pragë aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Duket se pengesa kryesore është Komisioni, sepse Praga e ka deklaruar disa herë që Shqipëria të aplikojë për këtë status, duke ofruar mbështetjen e fuqishme të saj. Zëdhënësja e tij, Kristina Nagy përsëriti se ecuria e zgjedhjeve ti qershorit mbetet kyç për vlerësimin e aplikimit për statusin kandidat.
“Siç jemi shprehur gjithnjë, zbatimi i suksesshëm i reformave kyçe, ne veçanti ato për shtetin ligjor dhe funksionimin demokratik te institucioneve, përbejnë elementin kryesor qe Bashkimi Evropian te konsideroje ndonjë aplikim te mundshëm për anëtarësim. Ne veçanti zgjedhjet parlamentare te Shqipërisë, qe mbahen ne fund te qershorit, do te jene test madhor për demokracinë e Shqipërisë. Kjo është ajo çfarë kemi thënë deri tani dhe ky është pozicioni i prere i komisionit, por mund te shtoj se dorëzimi i aplikimit për anëtarësim ne BE është sigurisht një hap i rëndësishëm. Gjithsesi, është po ashtu e rëndësishme qe ky hap te ndiqet nga vendimi i Këshillit Evropian për t’i kërkuar Komisionit përgatitjen e opinionit mbi meritat e këtij aplikimi”- ka thënë Nagy.
...