Radhë të gjata emigrantësh në Kakavijë

Situata në pikat e kalimit kufitar me Greqinë është përkeqësuar sërish, duke shkaktuar radhë të gjata. Qindra emigrantë shqiptarë që kthehen në atdhe për festën e krishtlindjeve, prej orësh janë të detyruar të presin në pikën e kalimit të Kakavijës. Radha e makinave është rreth 1.5 kilometër e gjatë.
Situata është vështirësuar prej mesnatës. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare kanë ardhur në drejtim të Shqipërisë rreth 7500 shtetas. Përballja e emigrantëve me radhë të gjata haset shpesh në pikata kufitare me Greqinë.
Radha e gjatë me automjete ka zënë të katër korsitë e rrugës ndërkohë që pala greke dhe ajo shqiptare po punojnë me kapacitet të plotë. Pala jonë e kufirit ka vënë në funksion 12 sportele.
...