E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset rëndë myftiu i Pukës

Si pasojë e një konflikti personal midis shtetasve Ylber Smakaj, 31 vjeç, banues në Fushë Arrës dhe Ermal Prengaj, 19 vjeç, banues në Tropojë me myftiun e qytetit të Pukës, Gëzim Kopani, solli dëmtimin pa pasoja serioze të këtij të fundit. ëdhënësja e shtypit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia tha se, "ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së djeshme dhe kishte si shkak, një konflikt për motive të dobëta, që nuk ka të bëjë me detyrën e Kopanit në krye të komunitetit musliman të qytetit të Pukës". Sipas saj, shtetasi Gëzim Kopani ka bërë kallzim penal në polici, ndërsa forcat e Policisë së Pukës janë në kërkim të shtetasve Smakaj dhe Prengaj. Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për vepren penale të fyerjes dhe goditjes së një personi tjetër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›