E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli përgatit shuplakën e radhës për antipolitikanin në krye të PS-së

Nis sot Komiteti i parë Ndërparlamentar BE-Shqipëri, por paraprakisht PD ka denoncuar imazhin e gabuar që po jep për vendin Edi Rama dhe shpura e tij

Sërish në Bruksel pritet të flitet për politikën shqiptare dhe ngërçin e parlamentit. Nesër, në kryeqytetin europian zhvillohet Komiteti i parë Ndërparlamentar për Stabilizim-Asociimin BE-Shqipëri. Në tryezën e bisedimeve 14 deputetët e delegacionit shqiptar do të kenë përballë përfaqësuesit e Parlamentit Europian për të dhënë llogari mbi gjithë zhvillimet më të fundit në vend, përfshirë dhe situatën e rënduar politike.
“është një mbledhje shumë e rëndësishme pasi do të vendosë edhe se sa shpejt shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë. Do të diskutohen çështje politike, çështje ekonomike, çështje që janë vendimtare për mbarë shqiptarët”, tha dje deputetja Albana Vokshi.
“është çast shumë vendimtar, është i rëndësishëm dhe opozita me radikalizmin e protestave te saj po jep një imazh krejtësisht të gabuar në Bruksel. Po mundohet që të pengojë për interesa të caktuara procesin e integrimit, por veçanërisht liberalizimin e vizave. Unë mendoj që gjërat të diskutohen në formë serioze dhe profesionale”, tha Vokshi. Duke iu referuar grevës së 22 deputetëve socialistë mes të cilëve dhe 5 gra, deputetja demokrate tha se “nuk e kuptoj pse Edi Rama në vend që të fusë këto 5 zonja, nuk futet vetë në grevë urie?”.
Por eurodeputetët do kenë rastin të dëgjojnë edhe përfaqësuesit e neostalinizmit shqiptar, njerëzit e Edvin Ramës.
Dy prej tyre bile, kanë pasur rastin që salsiçet të mos i konsumojnë fshehtas në palo-grevën e urisë, por të dalin hapur e të nisen në Bruksel, meqenëse ata kanë fatin të jenë edhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë.
Dy deputetët grevistë, Arben Malaj e Taulant Balla u nisën dje për në Bruksel, dhe s’e fshihnin dot kënaqësinë që lanë çadrat e Bulevardit. Bashkë me ta, në delegacionin e opozitës janë edhe Valentina Leskaj, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati dhe Ermelinda Meksi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›