Reagojnë protestuesit/“Rama s’po na jep lekët, duam shpërblimin e premtuar për pjesëmarrjen në protestë”
Protestuesit socialistë, të cilëve u është premtuar një shumë lekësh, për pjesëmarrjen e tyre në protestën e opozitës, kanë ngritur zërin dje, duke kërkuar hakun e merituar. Të rebeluar nga tallja e radhës e Edvinit, socialistët e thjeshtë, hedhin dyshime të forta, se janë keqpërdorur në mënyrë të dhunshme nga organizatorët e protestës së opozitës.
“Ne kemi ardhur në miting sepse në të vërtetë na kanë premtuar disa lekë. Por, s’na kanë dhënë asgjë, për këtë punë. Dhe as nuk kanë ndërmend të na japin gjë. Vetë kanë thënë se do na i japin”, u shpreh njëri nga protestuesit e revoltuar.
Ndërkaq, mësohet socialistët që pësuar mashtrimin e radhës të Edvinit, të ngrejnë zërin edhe më fort në ditët në vijim, përmes një apeli publik drejtuar të gjithë socialistëve në vend, që të ndërpresin ndjekjen e hapave të Ramës.
Keqpërdorimi i Edvinit, shtrihet edhe në njësitë vendore të drejtuara nga PS, ku janë marrë forcërisht për në protestë nëpunësit. Kështu, të premten e kaluar, në asnjë prej bashkive dhe komunave të drejtuara nga Partia Socialiste, nuk ka patur punonjës, duke mos kryer kështu, asnjë shërbim ndaj qytetarëve.