E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e PS, antireaklamë ndaj interesave kombëtare

Qendra mediatike “Kurajo” dënon djegien e flamurit të NATO-s në protestën e socialistëve

Qendra Mediatike “Kurajo”, reagoi dje ndaj precedentit më të fundit në protestën e Partisë Socialiste, siç ishte djegia e flamurit të NATO-s. Drejtuesi i “Kurajo”-s Hamza Hatika, i kërkoi drejtuesve të PS-së të shmangen nga ngjarja e rëndë dhe njëherazi të heqin dorë përfundimisht nga të tilla provokacione.
Po ndjekim me shqetësim situatën e krijuar pas 30 Prillit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për mënyrën se si ajo po shndërrohet në anti-reklamë ndaj interesave kombëtare për përfitime meskine e afat shkurtra të së majtës dhe aleatëve të saj minorë. Protesta si e drejtë themelore e shoqërisë demokratike, nuk duhet kthyer në bumerang ndaj aleatëve dhe miqve të atdheut tonë anembanë botës. Dënojmë aktin e shëmtuar të djegies së flamurit të NATO-s, fill pas deklaratës së deputetit Saimir Tahiri, “Ja Vdekje Ja Liri’’, padyshim që ajo vetëm sa ka pasuruar arkivin e Partisë Socialiste, por edhe rikujton ngjarjet e frikshme dhe tragjike të 97-ës. Revolucioni me tre gishtat se, “A do të djegim Shqipërinë, a do të marrim Qeverinë”, duhet të jenë një kapitull i mbyllur për ketë forcë politike. Paralel me djegien e Shqipërisë në 97-ën, filloi aventura e fundit e Milosheviçit ndaj Kosovës martire në 99-ës, po me tre gishtat gjakatarë dhe e kaluara e origjinës të së majtës, duhet të ishte më korrekte dhe mirënjohëse ndaj invazionit të NATO-s, për lirinë e mohuar prej ndarjes së padrejtë të territoreve tona etnike në 1913. Jemi i vetmi vend në Europë që jetojmë në 30 për qind të territoreve tona etnike. Vetëm ndërtimi i një Shqipërie të fortë politikisht dhe ekonomikisht, duhet të jetë detyra themeltare e të gjithë shtetasve të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh drejtuesi i qendrës “Kurajo”, Hamza Hatika. Sipas tij, e majta rikonfirmoi se nuk është distancuar akoma mendërisht nga e kaluara dhe origjina e formimit të kësaj force. Ai shtoi se distancimi nga e kaluara, si edhe pozicionimi drejt perëndimit duket akoma një utopi për bijtë dhe trashëgimtarët e post diktaturës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›