E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat dhe kartat hapen zyra ne Itali e Greqi

KOMISIONI
Kostoja e pasaportave nese do terhiqet ne sportelet jashte vendit eshte 90 euro. Opozita mimi eshte shume i larte. Do te fitohen para ne kurriz te emigranteve


TIRAN - Emigrantet te cilet jetojne ne Greqi dhe ne Itali do te mund ti marrin pasaportat dhe kartat e identitetit ne vendet ku jetojne mjafton qe te paguajne 90 euro. Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi ligjin per pasaportat jashte vendit i cili mundeson hapjen e pikave te aplikimit dhe te marrjes se mjeteve te identifikimit ne konsullatat dhe ambasadat e vendit tone ne keto dy vende.


Sipas propozimit te projektligjit ne Greqi do te hapen dy pika aplikimi perkatesisht ne Athine dhe ne Selanik ndersa dy pika te tjera ne Itali perkatesisht ne Rome dhe Milano.


Hapja e ketyre zyrave tha zv.ministri i Brendshem do te krijoje lehtesira per emigrantet shqiptare qe jetojne ne Itali dhe Greqi per tu pajisur me keto dokumente identiteti. Por cmimi 90 euro qe duhet te paguajne emigrantet nese do ti terheqin mjetet e tyre te identifikimit ne vendet ku jetojne ka lene te pakenaqur socialistet.


Sipas tyre cmimi i pasaportave per jashte shtetit eshte i larte nese mbahet parasysh kostoja e prodhimit. Pavaresisht debateve demokratet miratuan projektligjin vetem me votat e tyre ndersa 10 deputetet socialist abstenuan duke paralajmeruar demokratet se vota e tyre ne seancen parlamentare te dites se enjte do te jete kunder nese nuk do te jepen sqarime shtese per cmimin e tyre.


Qeveria


Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi draftin qe i mundeson te gjithe emigranteve qe te aplikojne dhe ti terheqin mjetet e tyre te identifikimit ne vendet ku jetojne. Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni tha se sistemi i ruajtjes se te dhenave eshte i sigurt dhe nuk ka rrezik te demtohet pavaresisht se do te kryhet ne zyra konsullore jashte vendit.


Ai njohu anetaret e komisionit me permbajtjen e ketij projektligji sipas te cilit parashikohet hapja e zyrave te pajisjes me dokumente identiteti leternjoftim dhe pasaporte biometrike prane zyrave konsullore shqiptare ne Athine Selanik Rome dhe Milano.


Zevendesministri Poni u shpreh se shtesa e kesaj kontrate vjen si domosdoshmeri per rritjen e standardeve ne procesin liberalizues per shkak te rritjes se interesit te qytetareve per pasaportat biometrike edhe ne kuader te liberalizimit te vizave.


Sherbimi eshte i vazhdueshem kontrolli eshte i vazhdueshem. Mendoj se ne kushtet kur jemi sot ne kushtet e kostos dhe perfitimeve te qytetareve dje dhe sot mendoj se eshte hap shume i madh transporti i certifikuar sipas standardeve nderkombetare te sigurise - theksoi Poni.


Opozita


Drafti i demokrateve eshte kundershtuar nga socialistet te cilet u shprehen kunder cmimit 90 euro per pasaportat biometrike. Deputeti Damian Gjiknuri tha se kostoja e prodhimit nuk e justifikon shitjen e tyre me kete cmim.


mimi 85 euro ne kushte normale 40 euro 5 euro qe do ti mbuloje Ministria e Jashtme. 56 mije euro per hapjen e nje zyre. Nese diferenca eshte 45 euro dhe ju thoni minimumi i aplikimit eshte 100 pasaporta kostoja per hapjen e nje zyre lahet per 1 apo 2 muaj - deklaroi Gjiknuri. Sipas tij nese behet nje llogari e thjeshte e bere ne nje vit ky biznes del 40 milione euro. Nje mije per cdo muaj bejne 12 mije here 85 pa TVSH - 40 mije euro te cilat ia faturojme shqiptareve - tha deputeti Gjiknuri. Projekti do te shtrihet dhe ne shtete te tjera dhe sipas zv.ministrit te Brendshem Ferdinand Poni nuk do te kete kosto per vendin.


Nuk mbulohet me kostot paraprake por qe te fillonte te levizte donte 56 mije euro. Ka ngelur ne kontrate me efektin e rimbursimeve nese do te dalin me humbje. shte plotesisht e realizueshme - tha Poni. Por deklarata e zv.ministrit duket se nuk ka bindur socialistet te cilet abstenuan ne komision por konfirmuan voten pro ne seance nese rishqyrtohet cmimi.


Sot po mbetemi me nje abstenim me shpresen qe nese ju do te jeni te qarte ne kuvend te mund ta votojme pozitivisht - tha Fatmir Xhafa. Ndersa kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali i cilesoi deklaratat e deputeteve te majte nihiliste duke u shprehur se qellimi i draftit te pergatitur nga mazhoranca eshte pajisja e shqiptareve ne vendet ku ata jetojne dhe se mundesohet ulja e cmimit per keto pasaporta.


Projektligji


Projektligji Per ratifikimin e Shteses se Kontrates Koncesionare Per Prodhimin dhe Shperndarjen e Kartave te Identitetit dhe te Pasaportave Elektronike ndermjet Ministrise se Brendshme te Republikes se Shqiperise dhe Grupimit te Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve parashikon qw cmimi per pasaportat do te jete 90 euro. Ndersa pajisja me pasaporte nepermjet sherbimit te pershpejtuar do te kushtoje 15 000 leke te reja kurse leternjoftimi 1167 leke.


Shtesa ne kontraten e miratuar synon rritjen e kapacitetit prodhues per pasaportat biometrike deri ne 6 mije pasaporta ne dite pajisjen me dokumente identiteti per shtetasit shqiptare qe jetojne ne emigracion refugjatet si dhe parashikon procedurat e pajisjes se pershpejtuar me dokumente identiteti per rastet emergjente.


Informacioni i klasifikuar socialistet akuza qeverise per dhenie informacioni Serbise

Socialiste kerkojne sqarime nga autoritetet mbi rrjedhje informacioni nga Keshilli Ushtarak i NATO-s per ngjarjet ne Kumanove


Komisioni i Sigurise nuk mundi qe te ratifikoje projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe qeverise se Serbise per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar.


Deputetet socialiste ne kete komision kerkuan sqarime nga autoritetet qeveritare dhe sherbimit sekret mbi nje rrjedhje informacioni te klasifikuar ne qershor ose korrik nga Keshilli Ushtarak i NATO-s i cili ka diskutuar per marreveshjen e Kumanoves te 99-es pakt qe bente fjale per terheqjen e trupave serbe nga Kosova.


Anetari Socialist i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni kerkoi verifikimin e informacioneve nese Serbia po e perdor kete informacion dhe a ndikon ne nje menyre apo tjeter dhe ne marreveshjen qe ka mberritur per ratifikim ne komision per bashkepunimin mes dy vendeve ne luften kunder krimit te organizuar.


Por deklarata e deputetit te PS-se eshte kundershtuar nga ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa. Duke e cilesuar marreveshjen teknike ai i quajti te pavend theniet e kolegut te tij te opozites per rrjedhjen e informacionit sekret.


Marreveshja eshte kuader dhe ndaj nuk perben ndonje objekt per te pasur dyshime - tha ai. Sipas deputetit Oketa cdo dyshim ka nevoje per verifikim nderkohe qe i kujtoi opozites publikimin prej saj ne media te informacioneve sekrete te raportit te Sherbimit Informativ Shteteror.


Oketa theksoi se Shqiperia ka pasur bashkepunim konstruktiv me aleatet cka sipas tij eshte reflektuar edhe ne arritjen e pavaresise se Kosoves. Gjate mbledhjes me tone te ashpra socialistet kerkuan shtyrjen e mbledhjes deri ne dhenien e sqarimeve nga Ministria e Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›