E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi Prifti perplaset me Ilir Meten

Kryesia e LSI-se u mblodh per te marre vendimin per shkarkimin tim kur une isha duke varrosur gjyshen


Ministri Me kane bere presion te madh deri ne kercenime per jeten ndaj meje dhe familjes


TIRAN- Nje dite pas zevendesimit te tij ne postin e Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti konfirmoi zerat per nje marredhenie te tensionuar midis tij dhe kreut te LSI-se Ilir Meta.


Ne komunikimin e fundit te tij per mediat ne postin e kreut te METE-s Prifti ia faturoi vendimin per shkarkimin e tij nga posti i ministrit presionit te madh qe i eshte bere atij vete dhe Kryeministrit Sali Berisha nga ana e LSI-se. Duke hedhur poshte cdo hamendesim per ndryshim te qendrimit te tij ndaj qeverise Prifti theksoi mbeshtetjen e plote ndaj saj por duke lene te hapur mundesine e rishikimit te marredhenieve me partine e tij LSI-se.


Me nje ton te qete me shume se per shkarkimin nga posti i ministrit Prifti shprehu keqardhje per menyren se si Krysia e Levizjes Socialiste per Integrim miratoi kete vendim ne nje moment kur ai nuk ishte i pranishem ne mbledhje per shkak te nje fatkeqesie familjare.


Per kete fakt ministri ne largim nuk harroi te publikoje edhe disa nga diskutimet kunder tij te bera nga dy anetare te kryesise ne mbledhjen kur u miratuan propozimet per ndryshimet ne qeveri.


Nuk me pelqeu qe kur une dje varrosja gjyshen time kryesia e LSI nuk priti qe une te isha i pranishem ne mbledhjen qe diskutoheshin keto gjera. Jo se do te ndryshonte dicka por eshte thjesht njerezore. Une kerkova shtyrjen e mbledhjes ndoshta per ne darke pas varrimit por kjo nuk u realizua. Ketu e kam nje qejf mbetje - theksoi ai.
Vendimi per largimin e Dritan Priftit mund te ishte i papritur per opinionin publik por jo per ate vete.


Ashtu sic permendi edhe Kryeministri Berisha dy dite me pare prej gjashte muajsh LSI kerkonte zevendesimin e tij ne postin e kreut te METE-s. Lidhur me kete Prifti theksoi se gjate kesaj periudhe eshte perballur me nje presion te madh te cilat kane shkuar deri ne kercenime per jeten per te dhe familjaret.


Me tej ministri permendi edhe disa nga arritjet sipas tij qe ka shenuar METE gjate periudhes nje vjecare. Si per te kujtuar edhe nje here se jane suksese te tij Prifti theksoi se ministri qe ka per te ardhur me pas ka per te gjetur nje sere reformash te perfunduara sic jane ngritja e QKR-se dhe QKL-se por edhe linjat e kreditimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme.


Ndermarrjet publike kane dale me fitim dhe permiresuar ndjeshem pozitat financiare. Prodhimi energjise dhe i naftes kane arritur rekorde te pakapura me pare gjate viteve te demokracise.


Jane ne perfundim proceset e privatizimit te Albpetrol Albtelekom dhe po ecen mire studimi ambiental per Porto Romanon per ta bere ate parkun energjetik me te madh ne vend dhe rajon. Ka filluar konsulenca nderkombetare per hapjen e tenderit te hidrocentraleve mbi lumin Vjose dhe eshte fiksuar nga specialistet skema e shfrytezimit te Skavices - tha ai.


Dritan Prifti u be nje nder ministrat me te perfolur te Levizjes Socialiste per Integrim pasi ishte i pari qe deklaroi hapur voten e tij pro qeverise me Kryeminister Sali Berishen kur nuk kishte perfunduar ende procesi i numerimit te fleteve te votimit.

Krysia e LSI-se Prifti akuza Brahos dhe Luan Rames

Prifti Ne takimin me Meten do vendosim per te ardhmen time ne LSI. Braho shiti votat e LSI-se ne Lushnje

Edhe pse mban postin e zevendes kryetarit te LSI-se pas zevendesimit ne qeveri me kerkese te vete partise se tij Prifti kerkon nje ristrukturim te te ardhmes se marredhenieve me kete parti.


Gjate deklates se djeshme per largimin nga qeveria ministri ende ne detyre deri ne miratimin e Metes ne parlament theksoi se ne takimin me kete te fundit do te diskutohet ne lidhje me faktin se si mund te strukturohet nje e ardhme e perbashket midis tij dhe LSI-se.


Une deshiroj te vazhdoj te kontribuoj ne Levizjen Socialiste per Integrim. Sigurisht ne ditet e ardhshme sot neser do ti kerkoj nje takim zotit Meta ku ne te diskutojme me njeri-tjetrin.


Ai te me thote cfare mendimi ka per te ardhmen dhe une te diskutoj se si mundet te strukturohet nje e ardhme e perbashket me tej - tha ai duke theksuar te qenurin nje nder themeluesit e kesaj partie si dhe faktin e zgjedhjes deputet me nje numer te konsiderueshem votash ne zgjedhjet e vitit 2005 duke u bere edhe anetari me i votuar i parlamentit te asaj legjislature.


Kete deklarate ministri Prifti e beri pasi beri publike nje pjese te diskutimeve te bera ne mbledhjen e Kryesise se LSI-se. Pjese e ketyre diskutimeve sipas tij ishin Spartak Braho dhe Luan Rama per te cilet ai nuk i kurseu akuzat.


Dje gjate mbledhjes se Kryesise se LSI zoti Luan Rama qe eshte dhe sekretar i Pergjithshem ka bere disa deklarata qe do ta shohim ne se si do te perfundoje hetimi i pasurise se zotit Prifti qe me ben mua qe te kuptoj se ndoshta ka nje nxitje dhe nga partia ime.


Dje ne mbledhjen e Kryesise zoti Spartak Braho sdua te bej komente per te si prokuror i kohes se Enverit etj apo si njeri qe diten e votimit ne zgjedhjet e kaluara mbylli celularin dhe u zhduk kater dite dhe i shiti votat ne Lushnje ka thene qe klani i Priftit ne LSI eshte shume i madh dhe ne duhet ta crrenjosim. Keto gjera une nuk i marr si deklarata te LSI apo si qendrime te LSI apo te Kryesise. Keto jane qendrime personale te disa individeve - tha ai duke perseritur mbeshtetjen e qeverise Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›