E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli pezullon ndihmat per Greqine

Bashkimi Europian pezullon ndihmën për Greqinë dhe shtyn takimin në Bruksel të Eurogrupit. Në një njoftim të presidentit të eurogrup, Jean Claude Juncker, Greqia nuk i ka përmbushur ende kushtet e kërkuara nga Brukseli për të marrë ndihmat e reja. Për këtë Juncker ka njoftuar se takimi i ministrave europian i parashikuar për në Bruksel nuk do të zhvillohet ndërsa është menduar një telekonferencë mes ministrave të financave të eurozonës, por pa marrë asnjë vendim për ndimat ndaj Greqisë.
Në njoftimin e kreut të financierëve europianë, Juncker, tekstualisht thuhet se në vazhdën e mbledhjes së grupit të punës është vendosur qe ka nevojë për një punë të mëtjeshme teknike mes Greqisë dhe trojkës në pika të ndryshme, mes të cilave mbyllja e boshllëkut të bilancit me 325 milionë euro në 2012 dhe analizën mbi mbështetjen e borxhit. Me këtë njoftim Juncker ka anuluar takimin e së mërkurës së ministrave të Eurozonës, pasi Greqia nuk ka respektuar kushtet për ndihma. Ministrat e ekonomisë dhe financave të bllokut të euros për të diskutuar cështjet pezull dhe për tu përgatitur për takimin e radhës së Eurogroupit më 20 shkurt. në njoftimin e tij Juncker flet për progreset e mëtejshme për programin e dytë të përshtatur nga Greqia, por shkruan se ende nuk ka marrë nga liderët e partive të koalicionit qeverisës asnjë garanci politike të kërkuara nga vënia në praktikë e programit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›