Brukseli thirrje Shkupit, Beogradi dhe Podgoricës: Informoni qytetarët për lëvizjen e lirë
BRUKSEL- Komisioni Evropian u bëri sot thirrje Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi që t'i informojnë më mirë qytetarët e tyre për regjimin pa viza për udhëtim në BE.
Thirrja pason pas reagimit të Belgjikës se qytetarët e këtyre tre vendeve e keqpërdorin liberalizimin e vizave që të kërkojnë azil.
"është qartë se shumica e këtyre qytetarëve janë ekonomikisht të motivuar të vijnë në Belgjikë. Por, gjasat të mbeten këtu janë të vogla. Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi duhet ta përforcojnë informimin për atë se çfarë të drejta kanë, e çfarë nuk kanë me liberalizimin e regjimit të vizave", deklaroi në Bruksel një përfaqësues i KE-së.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, Pjer Mirel, "numër i madh i njerëzve të cilët e keqpërdorin heqjen e vizave do të thotë se nuk bëhet fjalë për dukuri individuale, por për dukuri mirë të organizuar e cila duhet të hulumtohet dhe ndalet".
Autoritetet belge paralajmëruan se qindra shqiptarë nga Maqedonia dhe Serbia jugore vijnë në Bruksel në bazë të informatave të rrejshme se do të fitojnë azil, vendosje dhe ndihmë financiare.
Për këtë arsye, kryeministri Iv Laterm më 8 mars vjen në Shkup dhe Prishtinë, ndërsa dërgoi letër deri te KE-ja me kërkesë "të kufizohen pasojat nga heqja e vizave" për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
(d.b/MIA/BalkanWeb)