E Diel, 1 Nëntor 2026

Brunket Ola gjendet i vdekur në kopshtin e vilës së tij në Majorka

I njohur mjaft në rrymën e muzikës pop, Brunkert Ola, ish-bateristi i grupit legjendar suedez “ABBA”, është gjetur i vdekur në kopshtin e vilës së tij në Majorka të Spanjës. Informacioni bëhet i ditur nga media spanjolle, sipas së cilës, roja civile ka vënë re të shtrirë trupin e Ola-s, të goditur në kokë në kopshtin e vilës së tij në lokalitetin majorken të Artës. Investiguesit për një moment kanë menduar se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një incidenti të papërgjegjshëm, ndoshta ai ka rënë nga dritarja e kuzhinës, por hetimet ngelen ende të hapura, ndërkohë që dje pritej rezultati i autopsisë. Alarmi është dhënë një ditë më parë, rreth orës 21:00, nga rojet civile të rrugës dhe nga një komshi i muzikantit suedez. I lindur në Stokholm më vitin 1946, Ola u bë i famshëm si pjesë e grupit që arriti të thyejë klasifikimet e viteve ’70. Pasi u tërhoq nga muzika bateristi i ABBA-ve filloi të jetonte në pjesën perëndimore të ishullit spanjoll, ku dhe u gjend i vdekur.

19 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›