Brus: Cana, si ajri i pastër për Sandërlend
Trajneri i Sandërlendit Stiv Brus deklaroi se nuk ka ndërmend t’i kërkojë Lorik Canës që të ndryshojë stilin e lojës, pavarësisht se mesfushori shqiptar u bë lojtari i parë në Premier Ligë këtë sezon që mori 5 kartona të verdhë dhe u pezullua për një ndeshje. Ai foli me entuziazëm për kapitenin e ekipit dhe tepër i lumtur që e mori nga Marseja. “Ardhja e tij ishte njësoj sikur ajri i pastër që thithim për Sandërlendin, - tha Brus. – Nuk do t’i ndryshoja asgjë lojës së tij, ai vë gjithmonë zemrën në fushë dhe prandaj është shumë i rëndësishëm për ne”. Lorik Cana u transferua në fund të muajit gusht nga Marseja për te Sandërlendi, për shifrën e 5 milionë stërlinave. “Ai ishte lider aty, por ardhja e Deshamp ndryshoi shumë gjëra, kështu që arritëm ta merrnim”, ka thënë tekniku Stiv Brus.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)