Çelsi nis shkëputjen, mund 1-0 Mançesterin
Një gol i Xhon Territ çerek ore para përfundimit bëri që Çelsi të fitonte 1-0 dhe të hakmerrej ndaj Mançester Junajtid për disfatën 3-0 të pësuar sezonin e shkuar në “Old Traford”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në “Stemford Brixh”, duke parë formën e jashtëzakonshme që po kalonte skuadra e Ançelotit dhe personalitetin e saj në fushën e lojës. Sfidat e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj dhe dje e ka bërë këtë një nga ata që ka më shumë se kushdo tjetër “inate” me skuadrën e Aleks Ferguson. Ajo Champions League e humbur në Moskë dy vjet më parë ende nuk është harruar nga kapiteni i bluve, që në këtë ndeshje kishte një marrsh më shumë se të tjerët. Në javën kur i tij u bë protagonist i kronikës së zezë (dyshime për shpërndarje droge), Xhon Terri ishte deciziv në devijimin e një topi të goditur nga Frenk Lampard. Një gol më shumë se i rëndë për kapitenin e bluve të Londrës, që i jep shkëputjen e parë sezonale skuadrës së tij, tashmë 5 pikë nga dy ndjekëset Mançester e Arsenal. Edhe pse ishin përballë dy skuadra të mbushura me yje, ndeshja nuk ka qenë shumë e bukur. Mançesteri ka vuajtur mungesën e lojtarëve si Ferdinand apo Berbatov, ndërsa blutë kanë pasur një organikë të plotë për këtë ndeshje. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë falë golit të Territ me kokë, që mposhti Van Der Sar.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)