Prifti: Situatë e favorshme hidrike, filluam të eksportojmë
VAU I DEJES- Reshjet e këtyre ditëve duket se kanë pasur edhe efekt pozitiv për vendin, atë të eksportimit sot, të 2,5 milion kë/orë energji elektrike, ndërsa pritet që në ditët në vijim kjo shifër të shkojë deri në pesë milion kë/orë në ditë. Gjatë inspektimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ministri i Energjetikës Dritan Prifti, u shpreh se përpos përmbytjeve që është një problem social, reshjet kanë dhënë fryte ekonomike, pasi prurjet e shumta në liqene po i hapin rrugën eksportimit të energjisë, që prodhohet në Shqipëri.
Prifti deklaroi se synimi është që importi të shkojë në zero dhe eksporti të arrijë shifrat maksimale. I pyetur për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e energjetikës, ministri Prifti u shpreh se fakti që Shqipëria prodhon energji nga uji dhe Kosova prodhon energji nga tecet, është një mundësi e mirë për bashkëpunim, duke i hapur kështu rrugën projekteve të përbashkëta në ndërtimin e hidrocentraleve.
(m.a/News24/BalkanWeb)