E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu ndal Vllazninë në sekondat shtesë

Vllaznia nuk ka mundur të kthehej te fitorja as në javën e 10-të të Superligës, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut. Shkodranët mbeten kështu në vendin e fundit të klasifikimit, megjithëse kanë treguar jo pak ndryshim në lojën e tyre. Vllaznia shënoi e para me anë të Bekim Balës në minutën e 49-të dhe dukej se do të merrte fitoren e tretë për këtë sezon, por në minutën e dytë shtesë Lako barazoi shifrat për korçarët, duke lënë të shokuar futbollistët shkodranë. Ky barazim e lë skuadrën kuqeblu në vend të fundit të renditjes me 8 pikë, ndërsa Skënderbeu shkon në kuotën 11. Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Laçit. Skuadra mike e mbylli takimin me 9 vetë pas kartonave të kuq të marrë nga Mustafaraj dhe Brahja, por sërish vlonjatët nuk ditën të shënonin në portën e Llanit. Pas këtij barazimi, Flamurtari mbetet në zonën e ftohtë”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›