E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi thirrje Muhedinit: Bashkim për kauzën came

DELVINË- Pasi ka vendosur të hyjë në parlament, kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Uinitet, Shpëtim Idrizi ka nisur një tur takimesh në rrethe për sensibilizimin e cështejs came. Gjatë një takimi në Delvinë, Idrizi ka ftuar kryetarin e partisë tjetër, që mbron interesat e këtij komunitetin, Tahir Muhedinin për të qënë bashkë në kauzën came. “Gjej rastin që nga kjo tribunë ti bëj një thirrje publike Tahir Muhedinit që të bashkohemi. Ato që na ndajnë janë shumë të vogla përpara idealit të madh , amanetit të të parëve që duhet të na bashkojë. Le të bashkojmë mendjet, zemrat, forcat për hir të Çamërisë tonë, gjakut e vuajtjeve të të parëve tanë. Unë jam i bindur që ai do ti përgjigjet kësaj thirrje dhe shumë shpejt do të jemi bashkë.” – tha Idrizi.
Shpëtim Idrizi ka shtuar se do të punojë për bashkimin e komunitetit cam dhe të atyre që kanë në vëmendje këtë cështje kombëtare. “Ne do të punojmë pa u lodhur që Komuniteti jonë të bashkohet rreth PDU si mbrojtëse e interesave të tyre, e majta dhe e djathta kanë shumë cështje për tu marrë e për të zgjidhur. Ne kemi 20 vjet që presim zgjidhje. Sigurisht që i falenderojmë për ndonjë përparim të bërë. Por, ne nuk presim më. Unë, ju ftoj që nëpërmjet PDU, në ta marrim vetë fatin tonë në dorë, të majtë e të djathtë të bashkohemi sic u bashkuam unë dhe Dashi për kauzën tonë të përbashkët.” – theksoi kreu i PDU
Pas Delvinës pritet që PDU, të zhvillojë tubimin e radhës në qytetin e Sarandës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›