Brus: “Djema, mos kini frikë nga Çelsi!”
Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus, paralajmëroi lojtarët e tij ta shohin pa kurrfarë frike përballjen me Çelsin, kryesuesen e Premier Ligës angleze. “Macet e zeza” mundën gjatë fazës Liverpulin dhe Arsenalin në “Stadiumin e dritës” dhe ishin vetëm pak sekonda larg fitores së famshme ndaj Manchester United, në barazimin 2-2 kundër djemve të Sir Alex Fergusonit. Gjithsesi, Brus e pranoi haptazi se formacioni i tij me “look” të ri, ka mësuar shumë nga humbja 3-1 e fazës së parë, më 18 gusht të vitit të kaluar dhe tashmë trajneri i Sanderlendit e di fare mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë lojtarët e udhëhequr nga kapiteni shqiptar Lorik Cana kur të përballen me blutë në “Stamford Bridge” të shtunën. Në takimin e parë kundër Çelsit, Loriku votua nga tifozët si lojtari më i mirë i Sanderlendit. Brus tha: “Ne e dimë se kemi disa lojtarë të talentuar që mund të prodhojnë lojë të nivelit të lartë. Kundër ekipeve të mëdha ne kemi luajtur ektremisht mirë. Unë shpresoj se kjo do të vazhdojë. Kur ju luani kundër Çelsit e dini se ju duhet të jeni në ditën më të mirë tuajën, nëse jo, ju e dini se çfarë konsekuencash ju presin. Ne duhet të jemi në ditën tonë më të mirë dhe të shpresojmë të gjejmë Çelsin jo në ditën e tyre më të mirë”. Fitoret kundër Liverpulit dhe Arsenalit, në të cilat Lorik Cana dha një kontribut të dorës së parë, ndihmuan masivisht në një fillim të pazakontë te sezonit nga ana e “maceve të zeza”, tqë janë vetëm një pikë larg zonës për një vend të mundshëm në arenën ndërkombëtare europiane. Gjithsesi, me një seri ndeshjesh me vetëm një fitore në 11 takimet e fundit në kampionat dhe asnjë në ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, e rrëzuan Sanderlendin në vendin e 11-të, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të lojtarëve.
Sanderlend-Lion, ashpërsohet beteja për Canën
Sanderlendit i duhet të përballojë një betejë merkatoje të pazakontë në lidhje me Lorik Canës, teksa interesimi i francezëve të Lionit po rritet çdo ditë. Ndërkombëtari shqiptar 26-vjeçar rezultoi një nga blerjet e shkëlqyera të trajnerit Stib Bruce, që pagoi 6 milionë euro për ta marrë atë nga Olimpiku i Marsejës verën e kaluar. Cana ka fituar një autoritet të padiskutueshëm te “Macet e zeza”, duke pronësuar edhe shiritin e kapitenit, por forma e tij e jashtëzakonshme nuk ka kaluar pa u vënë re në Francë, atje ku Lioni është në vijën e parë. Trajneri Klod Pyel, sipas asaj që raporton “The Journal”, e ka vendosur mesfushorin shqiptar si prioritetin e tij, sidomos pas dështimit të tratativave me Patrik Vieira, tashmë te Mançester Siti, por sipas mediave britanike, trajneri Brus do të refuzojë çdo ofertë për kapitenin e tij.
Cana-Lepens, duel për 200 mijë euro
Lorik Cana do të përballet me belgun Kris Lepens në raundin final të emisionit “Star of Poker” (Yjet e pokerit) të organizuar nga televizionin francez “Canal Plus”. Lorik Cana ishte fituesi i etapës së parë, duke futur në xhep edhe shumën prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që finalja do t’i sigurojë fituesit dyfishin, 200 mijë euro. Belgu Lepens është 24 vjeç dhe ka në pasion të jashtëzakonshëm për pokerin, teksa ai mundit numrin 3 të botës e të parin në Francë, Bertrand Elky Grospellier. Në finale do të jenë pesë finalistë.
16 Janar 2010