E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, miqësore me Irlandën e Veriut

Irlanda e Veriut do të jetë zyrtarisht kundërshtari i Shqipërisë në mqiësoren e 3 marsit, në “Qemal Stafa”, gati 25 ditë pasi Kombëtarja jonë të njohë kundërshtarët e kualifikueseve “Poloni-Ukrainë 2012” pas shortit që do të hidhet më 7 shkurt 2010, në Varshavë. Miqësorja e fundit zyrtares e Kombëtares A është ajo kundër Estonisë në Talin (0-0, 14 nëntor), e zhvilluar menjëherë pas përfundimit zyrtar të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Në tri ndeshje miqësore me Josip Kuzhenë si trajner Shqipëria ka fituar kundër Qipros (6-1, rekord historik) dhe ka barazuar në dy të tilla: 1-1 me Gjeorgjinë (në Tiranë) dhe 0-0 me Estoninë (në Talin). Edhe pse u fol fillimisht për në përballje me Luksemburgun modest (trajneri Kuzhe ishte kundër) e u punua për një miqësore luksi me Rusinë (praktikisht e rrëzuar), Irlanda paraqet një mundësi shumë të mirë për trajnerin kroat të Kombëtares sonë për të testuar grupin e lojtarëve që do të përballojë aventurën e eliminatoreve Euro 2012.

TETË PERBALLJE
Irlanda e Veriut, që ashtu si Shqipëria nuk u kualifikua në finalet e Kampionatit Botëror 2010, pasi zuri vendin e katërt në grupin 3 kualifikues, duke grumbulluar 15 pikë në 10 ndeshje, nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë, madje ndaj saj Kombëtarja ka shkuar një prej evenimenteve historike të saj.
Ashtu si Gjermania me barazimin 0-0 në vitin 1967, ku nuk mundi të marrë pjesë në finalet Kampionatit Europian 1968, edhe Irlanda e Veriut ka pësuar të njëjtin fat me barazimin 1-1 në Tiranë (24 nëntor 1965, eliminatoret e Kampionatit Botëror 1966), ku goli i Medin Zhegës i hoqi të drejtën e pjesëmarrjes së saj në finalet e “Angli 1966”. Ndaj Irlandës së Veriut, Shqipëria është ndeshur 8 herë (të gjitha zyrtare), duke pasur një bilanc natyrisht negativ: 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 4-13. Të vetmen fitore kundër tyre e kemi regjistruar për eliminatoret e Kampionatit Botëror 1998, më 10 shtator të vitit 1997, në një ndeshje të zhvilluar në fushë asnjanëse, në Cyrih të Zvicrës, falë një goli të Altin Haxhit. Skuadra jonë drejtohej asokohe nga Astrit Hafizi. Kjo ndeshje është edhe fundit midis dy vendeve.
Janë katër lojtarë shqiptarë që i kanë shënuar Irlandës, dhe të gjithë nga një gol: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli, Altin Haxhi

KUNDËRSHTAR I MUNDSHËM

Irlanda e Veriut mund të jetë një kundërshtar i mundshëm i Shqipërisë për eliminatoret e Kampionatit Europian, në shortin kualifikues të Euro 2012, që do të hidhet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, më 7 shkurt 2010,. pasi dy skuadrat ndodhen në vazo të ndryshme sipas stilimit që i ka bërë UEFA. Shqipëria ndodhet në vazon 5, ndërsa kundërshtari i 3 marsit, në atë 3.
Në renditjen botërore të FIFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 98-të (muaji dhjetor 2009) dhe në të 42-in në renditjen specifike brenda UEFA-s. Irlanda e Veriut ndodhet në vendin e 40-të në FIFA dhe në 23-in nga 53 ekipe që ka UEFA, pra në një vend shumë më komod se përfaqësuesja jonë. Irlanda e Veriut ka një trajner relativisht të ri në moshë, 48-vjeçarin Najxhëll Uorthington, një ish-futbollist irlandezoverior (66 ndeshje me Kombëtaren) e që e drejton skuadrën që nga viti 2007.

SHORTI I EURO 2012

IRALNDA E VERIUT, Vazo 3

Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Norvegjia, Irlanda, Skocia, Irlanda e Veriut, Austria dhe Bosnjë-Hercegovina

SHQIPËRIA, Vazo 5

Mali i Zi, Shqipëria, Estonia, Gjeorgjia, Moldavia, Islanda, Armenia, Kazakistani dhe Lihtenshtejni

BILANCI ME IRLANDËN E VERIUT

07.05.1965, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 4-1
Trajner: Zyber Konçi
Shënues: Robert Jashari
El.KB 1966

24.11.1965, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 1-1
Trajner: Loro Boriçi
Shënues: Mehdin Zhega
El.KB 1966

15.12.1982, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 0-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984

27.04.1983, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 1-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984

09.09.1992, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 3-0
Trajner: Bejkush Birçe
El.KB 1994

17.02.1993, Tirana
Shqipëri-Irlandë V. 1-2
Trajner: Bejkush Birçe
Shënues: Altin Rraklli
El.KB 1994

14.12.1996, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 2-0
Trajner: Astrit Hafizi
El.KB 1998

10.09.1997, Zyrih
Shqipëri-Irlandë V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shënues: Altin Haxhi
El.KB 1998

Bilanci: 8 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 4-13. Golashënuesit e Shqipërisë: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli, Altin Haxhi

SHQIPËRIA ME KUZHENË

ZYRTARE
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Suedi-Shqipëri 4-1

MIQËSORE
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0

Bilanci: 6 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 10-9

16 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›