E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutje për elektrifikim Ditën e Ashures

Sarandë

Për herë të parë, Dita e Ashures është festuar nga qindra e qindra besimtarë bektashianë e të ftuar të shumtë që kanë shkuar për të uruar në Teqenë e Sarandës. Punimet për të nisën në qershorin e vitit të kaluar, në një nga kodrat më të bukura në Gjirin e Limjonit në Sarandë. Haxhi Baba Sadik Brahimaj ka shfrytëzuar këtë ditë feste dhe shkuarjen e autoriteteve lokale për urim, për t’ju bërë një lutje atyre: “Që edhe në territorin ku ngrihet Teqeja e Sarandës të shtrihet linja elektrike, pasi deri tani filiali i OSSH-së nuk është kujtuar”. Sipas traditës, të pranishmit janë gostitur me kupën e ashures, të përgatitur në mjediset e teqesë, edhe pse ende në ndërtim e sipër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›