Brus: "Mungesa e Canës, humbje e madhe"
Autori i Lajmit: RedaksiaBritani - Trajneri i Sandërlendit, amerikani Stiv Brus, pranoi se mungesa e kapitenit Lorik Cana në ndeshjen e së shtunës kundër Mançester Sitit do të jetë një “humbje e madhe”. “The Black Cats” (macet e zeza) mirëpritën rikthimin e mesfushorit Li Katermol pas dëmtimit në humbjen 2-0 me Aston Vilën, por në të njëjtën ndeshje humbën Canën, i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli në dëm të Xhejms Milnerit. Brus tha: “Nëse ai nuk do të nxirrej jashtë, ai do të ishte në këtë ndeshje. Mendoj se performanca e gjyqtarit linte per te dëshiruar. Unë kurrë nuk i kam kritikuar ata, por në pjesën e parë paraqitja e tij ishte shokuese. “Ai (Cana) nuk duhet të luante në fushë, kur ai kishte një karton të verdhë, por unë nuk mund ta largoj nga mënyra e lojës së tij. “Ai duhet të mësojë prej kësaj, dhe jam i sigurt se do ta bëjë, por sigurisht që ai nuk përbën asnjë problem. Tani ajo ka ndodhur dhe ai është i pezulluar dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës, çka do të jetë një humbje e madhe për ne”, - citohet Brus nga football365.com. Sanderlendi pas 17 javësh kampionat renditet në vendin e 10–të me 21 pikë.
Ky lajm është publikuar: 18/12/2009