E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus kërkon ta zëvendësojë Kamoranezin me Behramin

Autori i Lajmit: RedaksiaTorino – Pas dëmtimit të mesfushorit të djathtë, Mauro German Kamoranezi, Juventus është rikthyer të mendojë për përforcimet eventuale që mund ti bëjë gjatë merkatos së janarit. Biankonerët po këmbëngulin edhe një herë për ish-futbollistin e Lazios, që tashmë luan tek Uest Ham United. Valon Behrami ka ndërmend të largohet nga klubi anglez, shkruante të mërkurën faqja italiane, calciodelnord.com. Si alternativa të tjera, “Zonja e Vjetër” ka edhe futbollistin e Atletico Madrid, Maxi Rodriguez, si dhe atë të Interit, Amantino Mançini, i cili nuk është përshtatur mirë tek Nerazzurrët, pas transferimit nga Roma.
Ky lajm është publikuar: 18/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›