Bryan Adams në ‘Walk of Fame’
Këngëtari i njohur kanadez, Bryan Adams, tashmë ka fituar yllin e tij në Bulevardin e të famshmëve ( The Walk of Fame), në Hollywood.
Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:56
Ky është ylli me numër 2435, që vendoset në bulevardin më të njohur në Los Angeles.
“Mbaj mend se si në moshën 16-vjeçare kisha ardhur në Hollywood, dhe se si i admiroja yjet e këtij bulevardi”, deklaroi këngëtari 51-vjeçar.
“Është ky një nder i madh për mua, që të jem pjesë e kësaj rruge”, shtoi kanadezi Adams.