Dokumentimi fascinant i fuqisë bërthamore
Into Eternity
Filmi dokumentar “Në Përjetësi”, i vitit 2009, merret me trajtimin e deponisë bërthamore nëntokësore Onkalo, në Finlandë, dhe me masat parandaluese që Qeveria e Finlandës i ka ndërmarrë për sigurimin e mbetjeve bërthamore për 100,000 vitet ardhshme. Regjisori, Michael Madsen, e ka prezantuar këtë objekt si një kështjellë supermoderne të stilit të fantastikës shkencore, të mbushur me salla sterile dhe me shpella të thepisura.
The Battle of Chernobyl
Filmi “Beteja për Çernobilin” (i cili është shfaqur edhe në kanalin televizivi Discovery) shpalos detajisht të gjitha ngjarjet katastrofale të 16 prillit 1986, por edhe atë se si një testim në dukje rutinor solli deri te ajo që reja radioaktive të mbulojë pjesën më të madhe të Evropës Lindore. Përveç këtij dokumentari, ekziston edhe ai i Maryann DeLeo, “Chernobyl Heart” (Zemra e Çernobilit), i cili në vitin 2003 fitoi shpërblimin Oscar për dokumentar, dhe i cili merret me shqyrtimin e defekteve të lindura dhe ato të zemrës, tek fëmijët që vazhdojnë të rriten brenda zonës ende të ndotur. Leo e rivizitoi Çernobolin në vitin 2008, kur edhe bëri dokumentarin e saj të dytë “White Hourse” (Kali i Bardhë), i cili trajton kthimin e një banori nga Pripyat (zonë kjo e prekur nga rrezatimi) në shtëpinë e tij - për herë të parë pas 20 vitesh.
Is It A Country?
Dokumentari “A Është Shtet Ky?”, i vitit 2009, trajton vizitën e industrisë së uraniumit në Australi, një shtet ky që është ndër prodhuesit më të mëdhenj të uraniumit në botë. Nëse jeni pyetur ndonjëherë se si shndërrohet uraniumi në karburant për mbushjen e reaktorëve bërthamorë, ky dokumentar gjithsesi që do t’ju udhëheq përgjatë kapriçove të këtij procesi.
The Atomic Cafe
Dhe tani, ky dokumentar është diçka krejtësisht ndryshe. Ndonëse nuk përmban fuqinë bërthamore në vetvete, filmi “Kafeneja Atomike”, i vitit 1982, merret në formë pamfleti me kulturën bërthamore të Amerikës, duke i lidhur mes veti disa kronika të vjetra dhe disa pamje arkivore. Rezultati është një kolazh i videove pa narracion, i cili sqaron çuditërinë edhe absurditetin e “shpirtit nuklear” të kohës - respektivisht të shekullit 20. Është kjo një porosie e vetëkuptueshme filmike, e ngjashme me atë të filmit “Duck and Cover”.