E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portretet nga teli

Edhe pse jo aq të në numër sa skulpturat e tij abstrakte, portretet e Alexnder Calder sugjerojnë në diçka gjeniale, që fshihej prapa fytyrës së tij shpesh të ngrysur. Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:58

Amerikani Alexander Calder ishte artist me një diapazon të pazakontë, madje edhe të papritur, të formësimit të ideve të tij.

Njihet shumë për nga skulpturat e tij abstrakte, të krijuara të qëndrojnë varur në hapësirën nëpër të cilën lëvizin ngadalë. Më të panjohur, por po aq interesantë, janë portretet e tij provokativë.

Këtyre ditëve në Washington janë ekspozuar rreth 40 portrete të Calder, në galerinë Kombëtare të Portreteve. E pazakonshmja dhe origjinaliteti i tyre është teli, materiali me të cilin janë bërë.

Një nga portretet e para Calder e bëri në vitin 1907, kur ishte 9-vjeçar, pak pasi që prindërit e tij kishin improvizuar një atelie për të. Pasuan pastaj shumë portrete, klasike.

Mirëpo, portretet tredimensional të Calder, të punuar në tel, ishin diçka që njerëzit s’kishin parë më herët. Një kritik kishte thënë për ta se, janë vizatime në kozmos. Portretin e fundit në tel Calder me gjasë e bëri në vitin 1968. Por, të gjithë ata dëshmojnë se parapa fytyrës së tij shpesh të ngrysur fshihej diçka gjeniale.

Thjeshtë, Alexander Calder ishte një artist që i donte njerëzit, po aq sa edhe artin. (VOA)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›