West Ham, Zola merr besimin e drejtuesve

Pese humbje ne gjashte ndeshje do te thone me shume se nje deshtim per nje trajner, por kjo nuk ndodh ne rastin e italianit Gianfranco Zola qe drejton klubin e West Ham.
Edhe pas humbjes 1-3 ndaj Everton, trajneri i “Cekaneve” ka marre besimin e plote te drejtuesve. “Zola eshte nje trajner fantastik qe punon shume ne fushe me topin si dhe ka nje staf te nivelit te larte”, shprehet drejtori sportiv i skuadres londineze, Gianluca Nani ne nje interviste per “Sky Tv”.
Ne vijim te fjales se tij, Nani ka nenvizuar besimin e madh qe ka tek ish lojtari italian. “Skuadra luan mire edhe pse nuk ka grumbulluar pike ne ndeshjet e fundit. Ne as nuk e shkojme ne mendje te pushojme Zola-n dhe nje gje e tille nuk vihet ne diskutim. Cilesia e punes eshte e rendesishme. Kemi nisur nje projekt sebashku dhe do vazhdojme ta cojme perpara”, perfundoi zyrtari i larte i West Ham.