E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer humb ndaj francezit Simon

Roger Federer e ka nisur me humbje turneun e tenisit Masters Cup që po zhvillohet në Shangai.

Zvicerani nr.2 i botës u mund në ndeshjen e parë nga francezi Zhil Simon në 3 sete 6-4;4-6;3-6.

Federer i cili u tërhoq edhe nga Turneu Masters i Parisit 11 ditë më parë nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe kjo u vërtetua nga 50 gabimet e bëra prej tij gjatë gjithë lojës.

Zvicerani fitoi setin e parë 6-4, por humbi dy të tjerët kundrejt 23 vjecarit Simon. Fitore në ndeshjen e parë të turneut Masters Kap arriti edhe Andy Murray, nr.4 i renditjes boterore. Tenisti britanik mundi Andy Roddick në 3 sete 6-4;1-6;6-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›