Real Madrid, Saviola refuzon Osasuna-n

Bie hipoteza qe argjentinasi Javier Saviola te transferohet tek Osasuna. Gjate diteve te shkuara ishte folur per nje transferim te mundshem te “El Conejo” tek skuadra e drejtuar nga Jose Antonio Camacho, e cila renditet ne vendin e fundit te Primera Division.
Ne mikrofonin e “Radio Marca”, vete lojtari ka mohuar gjithcka, duke theksuar se nuk mendon ta braktise Realin e Madridit ne muajin janar. “Nje gje te tille nuk do ta bej, te pakten derisa trajneri dhe shoqeria te mendojne te kunderten”, shprehet sulmuesi argjentinas.
Saviola nuk hyn ne planet e trajnerit Schuster por ai shpreson qe ne te ardhmen te behet pjese e skemave te skuadres “Merengues”. “Nuk e kam humbur shpresen se mund te bind trajnerin sepse e adhuroj kete fanele. Dua te kem mundesine te tregoj ne fushe se mund te jem pjese e kesaj skuadre shume te rendesishme”, perfundon Saviola.