Lion, Fred premton besnikeri, Benzema ne dyshim

Sulmuesi brazilian Fred i premton besnikeri skuadres se Lionit. Shenuesi i golit te fitores ne fushen e veshtire te Monakos ka shuar te gjithe zerat e merkatos, duke i dhuruar nje tjeter surprize klubit.
Ish lojtari i Kruzeiros ne Brazil, kontrata e te cilit skadon ne fund te ketij sezoni, largon pretendimet e Marsejes dhe Romes, duke theksuar se deshiron te shenoje ende shume gola per 7 here rresht kampionet e Frances. Sipas Fred, gjate javeve te ardhshme agjenti i tij do takohet me zyrtaret e klubit per te diskutuar detajet e kontrates se re.
Nderkohe, nje rrezik i mundshem per Lionin mbetet largimi i Karim Benzema, i cili edhe pse e ka zgjatur kontraten deri ne vitin 2013, nuk ofron siguri pasi Barcelona dhe Real Madrid ngulin kembe per ta blere qe ne fund te ketij sezoni.