E Shtunë, 31 Tetor 2026

Force India tradheton Ferrarin per McLaren

Eshte skuderia rivale e kokekuqes, McLaren Mercedes qe do furnizoje me motorre Mercedes-Benz skuadren Force India, duke filluar qe nga sezoni i ardhshem.

Me zero pike gjate nje sezoni te tere, skuderia debutuese ne Formula 1, Force India duket se nuk ka ngelur e kenaqur nga paraqitjet e vitit 2008. Drejtuesit me te larte kane prishur kontraten me skuderine Ferrari per furnizimin me motorre, e cila zgjaste deri ne fund te 2009-es dhe nuk kane vonuar per te gjetur nje motorr te ri.

Eshte pikerisht skuderia rivale e kokekuqes, McLaren Mercedes qe do furnizoje me motorre Mercedes-Benz skuadren Force India, duke filluar qe nga sezoni i ardhshem. Lajmi eshte bere i ditur nga nje drejtues i larte i skuderise aziatike. Nepemjet kesaj komunikate, theksohet se marreveshja do zgjase disa vjet.

Gjithashtu, termat e kesaj kontrate parashikojne edhe furnizimin me kambio dhe sistemin hidraulik te energjise kinetike nga McLaren. Termat ekonomike dhe zgjatja e marreveshjes mes dy skuderive do te behen te ditura gjate diteve ne vazhdim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›