Vllaznia, vazhdon revolucioni "Josa"

Vazhdon revolucioni "Mirel Josa" te Vllaznia dhe, pasi e ka udhëhequr skuadrën, në debutimin e tij në krye të pankinës kuqeblu, drejt një fitoreje të merituar, 3-1 kundër Luftëtarit në Gjirokastër të shtunën në kampionat, ish-trajneri i bardhebluve të Tiranës ka vijuar me një tjetër triumf, përsëri kundër gjirokastritëve, por këtë radhë në Shkodër dhe në shifrat 3-0. Ashtu si edhe në fundjavë, Xhevahir Sukaj ka shënuar dy gola të tjerë sot kundër Luftëtarit, duke realizuar në minutat 43 dhe 87, ndërsa goli tjetër i shkodranëve, i shënuar në minutën e 65-të, mban firmën e Ahit.
Vllaznia 3
Luftëtari 0
Shënues: Sukaj 43', 87', Ahi 65'
Gjyqtarë: Velcani, Shkëmbi, Jorgji
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
(Rezultati i përgjithshëm: 4-1)