Budapest, përkujtohet revolucioni anti- sovjetik
24-10-2012 / Gazeta 55
Budapesti është ndarë në dy pjesë në ditën përkujtimore të revoltave anti- sovjetike. Kjo ka bërë që opinioni publik në Hungari të jetë edhe më i polarizuar. Dëshmi e kësaj kanë qenë edhe dy manifestime të mëdha, që janë mbajtur në kryeqytetin e vendit. Opozita ka qenë e udhëhequr nga ish kryeministri i vendit, Gordon Bajnai, i cili mund të jetë dhe kandidati i opozitës për zgjedhjet politike të vitit 2014. Me mijëra manifestues nga ana tjetër janë grumbulluar në mbështetje të qeverisë së kryeministrit konservator Viktor Orban. Edhe ata kanë festuar 56 vjetorin e revoltës popullore kundër shtypjes nga tanket e ish bashkimit sovjetik. Forcat e policisë kanë blinduar Budapestin për të evituar çdo kontakt ndërmjet manifestuesve.
...