E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budimë, eja në premier!

Regjisori Jeton Budima në një kolumne të botuar në gazetën Express, me datë 28 shkurt dhe me titull “Gomarët e uritur”, ka hedhur një varg kritikat në drejtim të regjisorit Jeton Ahmetaj.

Budima ka filluar reagimin e tij duke thënë se Ahmetaj ndër të tjerash që nga fillimi i projektit filmik “Gomarët e Kufirit”, ka pasur probleme menaxhuese, administrative dhe improvizime brenda vetes.

Budima e ka quajtur “fiksion” emrin e co- producentit në mënyrë që Ahmetaj të arrijë sa më shpejt tek mjetet dhe ka kërkuar nga QKK – ja të vërtetojë këtë fakt.

Pastaj Budima është ndalur tek neni 47 i QKK-së, ku thuhet se QKK mund të shkëpus kontratë me filmbërësin nëse ky i fundit nuk i përmbahet kontratës.

Ndërsa vetë i kritikuari Jeton Ahmetaj thotë për Exoress se do t’i dërgojë një ftesë Budimës për premierën e filmit që sipas tij do të mbahet në mars.
“Nese nuk e merr ftesën atëherë i duhet ta paguaj[ biletën”, tha Ahmetaj për Express. Sipas këtij të fundit, Budima do të ishte mirë të merrej me regji, e jo me etiketime.
Ahmetaj ka përmendur edhe kohën kur Budima merrej me Isa Qosjen rreth filmit “Kukumi”.

Ai ka derguar një mesazh Budimës duke i sygjeruar që të merret më shumë me gjëra kreative sesa me njollosje të kolegëve të tij.

“Premiera e filmit do të jetë në mars. Është në fazën përfundimtare dhe premira do të jetë nga 20 deri më 25 mars. Është prerë shiriti, është montuar”, tha Ahmetaj. Budima në kolumnen e tij thotë se : “Nga kjo distancë kohore po ashtu vërtetohet se gjendja bankare e Jeton Ahmetajt, mirëpo edhe emri i koproducentit ishin vetëm “fiksion” në mënyrë që të vihet deri te aprovimi më i shpejtë i projektit, e në lidhje me këtë në ditët në vijim, komisioni financiar i QKK-së duhet të prononcohet për të na verifikuar se sa ishte kjo gjendje reale, korrekte dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha etapat”. Ndërsa Ahmetaj i përgjigjet kështu.

“Hahah. Nuk është ashtu pasi 40 përqind “Cinelab” ka hy si co- producent me post – produksion të laboratorit dhe 20 përqind të punës së tonit”, tha Ahmetaj.

Për muaj të tërë regjisori Ahmetaj edhe pse kishte fituar grantin nga QKK për projektin e tij “Gomarët e Kufirit” kishte kërkuar nga Ministria e Kulturës edhe 20 mijë euro tjera në mëyrë që ta përfundojë filmin. Ndërsa MK nuk e ka për detyrë të ndajë fonde pasi kjo i përket QKK-së. MK e pati refuzuar Ahmetajn.

Këtë fakt e ka përmendur edhe Budima duke thënë “Është shumë normale se Ministria e Kulturës nuk ka nevojë të jep sqarime në lidhje me projektin-Ahmetaj, sepse kontrata për subvencionimin e projektit është realizuar në mes të drejtorit të QKK-së dhe Jeton Ahmetajt. Në marrëveshje bilaterale, pala e tretë përjashtohet dhe fajtori duhet të kërkohet në njërin prej dy krahëve!”.

Ndërsa Ahmetaj thotë apo së paku kështu deklarohet se mjetet janë në proces të gjetjes dhe se filmi i tij do të ketë premierën në mars. “Nëse do të mbahet premiera atëherë mund të vini në një përfundim se a janë gjetur apo jo. Ka premtime që do të gjenden dhe unë jam regjisor dhe në asnjë projekt nuk kam dështuar”, tha Ahmetaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›