Budistët kundër pishtarit olimpik
Japonia ka bërë të ditur se do të ndryshojë itinerarin e pishtarit olimpik, që planifikohej të përshkruante Naganon më 26 prill. Gjatë kësaj dite, flaka olimpike pritej të përshkonte rrugën përmes tempullit budist të Zenkoji, por murgjit kanë bërë të qartë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. "Situata ka ndryshuar shumë që nga koha kur ne pranuam ofertën", u shpreh një nga përgjegjësit e tempullit budist, duke lënë të kuptohet se trazirat në Tibet kanë ndikuar në vendimin e tyre.