Junajted, tri rinovime në 24 orë
Sër Aleks Ferguson ka konfirmuar se dy mbrojtësit, Rio Ferdinand e Ues Braun dhe mesfushori Majkëll Kerrik, kanë pranuar të rinovojnë kontratën me Mançester Junajted. Shefi ekzekutiv i "Djajve të Kuq", Devid Gill, ia ka transmetuar lajmin e mirë trajnerit skocez gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje në mëngjes, megjithatë ai nuk ka saktësuar se sa gjatë do të vazhdojnë të qëndrojnë në "Olld Treford" tre futbollistët. Gjithsesi, sipas raportimeve nga mediat angleze, pritet që ata të kenë nënshkruar marrëveshje afatgjata. Rinovimi u ka dhënë fund edhe spekulimeve rreth të ardhmes së Braun, për të cilin përflitej se do të largohej nga skuadra në fund të këtij sezoni. "Të tre këta lojtarë kanë rënë dakord me kontratat e reja", deklaroi Ferguson. "Në këtë mënyrë vazhdon politika që kemi ndjekur prej kohësh: rinovimi i kontratave në kohën e duhur dhe ruajtja e vazhdimësisë në skuadrën e parë. Këto janë objektivat tona kryesorë".
Në fillim të kësaj jave, Rio Ferdinand kishte bërë të ditur se ishte shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me klubin dhe fjalët e mbrojtësit të kombëtares rezultuan të vërteta. Kjo do të thotë se nuk do të ketë negociata të gjata rreth kontratës së re, ashtu sikurse ndodhi në vitin 2005, ku për shkak të zvarritjes së marrëveshjes lojtari është kritikuar ashpër nga tifozët e skuadrës. Por, ndërkohë që Ferdinand dhe Braun luajnë prej shumë kohësh nën urdhrat e Ferguson, për Kerrik ky është vetëm sezoni i dytë në "Olld Traford", pas transferimit të tij nga Totenhemi për 18 milionë stërlina. Kontrata e re për mesfushorin konfirmon rëndësinë që Kerrik ka në skuadër, pikërisht në momentin kur ai po përgatitet për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampioneve dhe të fitojë një tjetër titull kampion në Premiership. "Bisedimet kanë pak kohë që kanë filluar, pohoi Kerrik përpara mediave. Me kalimin e kohës gjërat kanë shkuar në vendin e duhur për mua dhe është diçka mjaft e bukur që klubi të shpërblen për atë që i jep skuadrës".