Venger kërkon vendin e dytë
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka treguar se objektivi i vetëm që i ka mbetur skuadrës së tij është vendi i dytë në kampionat. "Zhgënjimi nuk do të kalojë, por dua që tani të përqendrohemi për atë që na pret në të ardhme. Tani kemi mundësinë më të mirë për të arritur sa më lart që të jetë e mundur, pasi vendi i dytë është më se i arritshëm. Jemi përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar", tha Venger.