E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik ndërkombëtar droge, tre në pranga

Policia e Tiranes / Foto arkiv

Tre persona janë vënë në pranga për shkak se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas një hetimi të gjatë është finalizuar operacionit Magnum-Al, ku janë vënë në pranga Devis Lushnjari, 36 vjeç,  Armando Cakajaj, 37 vjeç dhe Orest Tabako, 32 vjeç.

Të tre këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Gjermanisë. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2010.

Në mars të 2010-s nga Policia Gjermane është sekuestruar një ngarkesë prej rreth 232 kg marijuanë, në kamionin me targa TR 081 3T dhe TR 1914 S, si dhe është arrestuar shtetasi shqiptar Kletian Kola. Gjatë ecurisë së hetimit ka rezultuar se ky shtetas ka bashkëpunuar për trafikimin e kësaj lënde narkotike drejt Gjermanisë me tre shtetas të tjerë, që rezultojnë të arrestuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›