Bufon: Mos na masakroni!
Kupa e Konfederatave - Xhanluixhi Bufon rebelohet menjëherë pas sulmeve të mediave italiane ndaj humbjes 1-0 nga Egjipti. ‘E dinim se Kupa e Konfederatave ishte një test i rëndësishëm për përgatitje për Botërorin e 2010 dhe se do kishte shumë eksperimente. Është e kotë – thotë portieri në konferencë për shtyp - të masakrosh tani trajnerin dhe kombëtaren. Nëse gjërat nuk shkojnë për mirë, Lipi ka në dispozicion kohën e duhur dhe luksin për të bërë ndryshime.’