E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjiptianët festonin në fushë, hajdutët në hotel!

Johanesburg - Futbollistëve të Egjiptit i është prishur disi humori në momentin e kthimit në hotel pas fitores historike me Italinë kampione bote. Në momentin që egjiptianët po festonin fitoren 1-0 kundër italianëve, hajdutët kanë hyrë në hotelin e tyre duke bërë “kërdinë”.

Atyre u janë vjedhur sendet me vlerë, duke përfshirë edhe të hollat. Lojtarët e kanë denoncuar menjëherë ngjarjen, por deri tani policia nuk ka arritur të zbulojë asgjë rreth saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›