E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: I vdekur në Gërdec nuk është vetëhelmuar

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, morën informacion se në një pallat në afërsi të postës së Vorës është gjendur i vdekur nga familjarët e tij, shtetasi 44-vjeçar Kujtim Ymer Osmani. M

enjëherë në vendin ngjarjes shkoi grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, ekspert mjeko ligjor dhe specialistë të hetimit të krimit. Paraprakisht nga ekspetiza e bërë nga mjeku ligjor, rezultoi se vdekja e shtetasit Kujtim Osmani është natyrale, pasi viktima njihej si përdorues i pijeve alkoolike”, theksoi deklarata.

Policia bën me dije se edhe të afërmit e viktimës, kanë deklaruar se, i afërmi i tyre shpesh herë pinte qetësues dhe ishte përdorues i rregullt i pijeve alkolike. Sipas deklarimeve të dhëna nga të afërmit e viktimës, ka rezultuar se gjatë natës së datës 10 nëntor 2009, Osmani ka qënë i sëmurë pasi kishte konsumuar disa qetësues.

Viktima është dërguar për ekzaminime të mëtejshme Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›