E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon dëmtohet në shpatull, rrezikon sfidën me Interin

ITALI- Xhanluixhi Bufon nuk është grumbulluar nga trajneri Antonio Konte për ndeshjen mes Juventusit e Xhenoas, në program të shtunën në mbrëmje.

Portieri italian nuk do të jetë në dispozicion të teknikut për 10 ditë, pas një dëmtimi në shpatull që ka pësuar dje. Ai nuk do të jetë as në ndeshjen e mesjavës kundër Fiorentinës, ndërsa rrezikon seriozisht të mungojë në përballjen me Interin pas një jave në “San Siro”.

Ndërkohë, mungon edhe Arturo Vidal, që gjithsesi mund të rikuperohet për ndeshjen me zikaltërit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›