Cana, i mërzitur te Lacio: Dua që të luaj më shumë
ITALI- Lorik Cana nuk bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj Zyrihut në Europa League, por mesfushori i kombëtares shqiptare fajëson për këtë faktin që nuk luan me vazhdimësi te Lacio.
“Roli im është në mesfushë, - ka thënë ai për Gazzetta dello Sport. – Në kombëtare luaj në mbrojtje, sepse nuk kemi mbrojtës, por ndjehem mesfushor. Tashmë kam nevojë të luaj më shumë, më pas se pjesa tjetër do të vijë. Europa League?
Po e bëjmë vetë jetën të vështirë, pasi jemi skuadra më e fortë e grupit”, shtoi Cana.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)