Samiti i BE, bisedë telefonike Papandreu-Rompuy
ATHINË- Kryeministri grek Jorgos Papandreu zhvilloi sot në mesditë një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy. Biseda u përqëndrua në përparimin e përgatitjeve për mbledhjen e Samitit të zonës euro dhe zhvillimet në Greqi.
Z. Rompuy njoftoi zyrtarisht se Samiti i dytë i liderëve të eurozonës do të jetë të mërkurën e ardhshme, gjatë të të cilit pritet të merren vendime mbi Fondin Evropian të Stabilitetit (EFSF) dhe borxhin grek.
Presidenti i BE-së njoftoi se axhenda e samitit të së dielës mbetet e njëjtë.
(e.m/BalkanWeb)